LAJMI I FUNDIT:

U përfol si zëvendësues i Shaqirit te Liverpooli, Chukwueze mohon largimin nga Villarreali

U përfol si zëvendësues i Shaqirit te Liverpooli, Chukwueze mohon largimin nga Villarreali

Sulmuesi i Villarrealit, Samuel Chukwueze ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me një largim nga klubi spanjoll këtë verë.

Nigeriani 19-vjeçar po shijon një sezon debutues mbresëlënëse në skuadrën e parë të Villarrealit dhe kontrata e tij përmban një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh.


Adoleshenti i talentuar u bashkua me klubin spanjoll në vitin 2017, pavarësisht se ishte shumë i lidhur me Porton dhe Monaco dhe shënoi tetë gola në këtë sezon.

Liverpooli po e mendon shitjen e Xherdan Shaqirit për ta blerë nigerianin që është kthyer në hit në La Liga
Lexo po ashtu Liverpooli po e mendon shitjen e Xherdan Shaqirit për ta blerë nigerianin që është kthyer në hit në La Liga

Paraqitjet e tij të mira çuan në zërat për një interesim të Liverpoolit që e shihte si zëvendësues të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, por Chakwueze e ka mohuar largimin.

“Jam i vetëdijshëm se ka disa ekipe të interesuara, por jam ende lojtar i Villarrealit dhe nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë fillimisht Chukwueze për Marca.

“Është mirë që unë lidhem me klubet të mëdha, sepse kjo tregon se puna e madhe e ka shpërblimin e vet”.

Dhjetë talentet e mëdhenj që mund të ndryshojnë skuadra gjatë verës, nga De Ligt te Felix dhe Aouar  
Lexo po ashtu Dhjetë talentet e mëdhenj që mund të ndryshojnë skuadra gjatë verës, nga De Ligt te Felix dhe Aouar  

“Nuk dua të nxitoj për të shkuar në një klub tjetër. Por nëse më duhet të largohem, duhet të sigurohem që të shkoj në një klub ku do të luaj”, përfundoi ai.

Villarreal ka të ngjarë të rezistojë çdo qasje nga klubet evropiane dhe potencialisht të përpiqet të lidhë një kontratë të re me Chakwuezen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori