LAJMI I FUNDIT:

U përdorën në raste të ndryshme kriminale – Policia e Kosovës shkatërron mbi 1,500 armë të konfiskuara

Mbi 1 mijë e 500 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme janë asgjësuar sot nga Policia e Kosovës.

Këto armë ishin konfiskuar nga Policia e Kosovës në operacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.


Shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale është lejuar me vendim të gjykatës, pasi që për të gjitha kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq tha për Telegrafin se këto armë janë konfiskuar në kuadër të aktiviteteve të PK-së në luftën kundër krimit.

“Policia e Kosovës në aktivitetet e saj në luftën kundër krimit ka konfiskuar një numër të madh të armëve, mesatarisht 1500-2000. Në bashkëpunim me UNDP ne sot po asgjësojmë këto armë të cilat u kanë takuar personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale”, tha Jankoviq.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq

Në anën tjetër Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros u shpreh për Telegrafin se me asgjësimin e këtyre armëve ne po ofrojmë mjedis më të sigurt.

“Është kënaqësi të jem sot këtu. Kjo është pjesë e bashkëpunimit tonë UNDP-Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Është pjesë e mbështetjes së Ministrisë dhe Policisë së Kosovës në trajtimin e armëve. Nga viti 2013 e deri më sot janë mbi 15 mijë armë të cilat i kemi  asgjësuar. Sot konkretisht kemi asgjësuar më shumë se 1 mijë e 500 armë. Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është se çdo armë që sot po e asgjësojmë nuk është më në duart e kriminelëve, dhe ne kështu mund të sigurojmë personat dhe të punojmë për sigurinë në Kosovë”, tha Queiros.

Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros

Ai shtoi se UNDP për më shumë se 10 vite është partner me Policinë e Kosovës dhe MPB.

“Të gjitha këto armë kanë qenë pjesë e rasteve kriminale. Këto armë kanë lënduar dikë, ose janë përdorur në aksione të ndryshme kriminale. Natyrisht ne do të donim që të shmangim këtë, por gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që njëherë kur kapim këto armë t’i shkatërrojmë dhe të sigurohemi që ato nuk do ta lëndojnë më askënd”, u shpreh Queiros për Telegrafin.

Asgjësimi i armëve të konfiskuara u bë në fshatin Prelez të Ferizajt. Armët e shkrira do të shfrytëzohen për prodhimin e kapakëve të pusetave.

Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve.

Ky aktivitet është mbështetur nga Bashkimi Evropian si dhe përmes mbështetjes nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë- Programit të Kosovës për Siguri (KSSP) si dhe SEESAC. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori