U pa duke mbajtur kofshën e pasme, a do të jetë Messi plotësisht i gatshëm për finalen e Botërorit
Lionel Messi ka folur për gjendjen e tij fizike pasi u pa duke shtrënguar kofshën e tij gjatë fitores 3-0 ndaj Kroacisë të martën mbrëma (dje). Sulmuesi veteran me siguri do të jetë vendimtar për shanset e Argjentinës për të ngritur Kupën e Botës, me kundërshtarët e tyre në finale që do të vendosen në një përballje midis Francës dhe Marokut sot nga ora 20:00.
Ylli 35-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të ndeshjes duke u shëtitur nëpër fushë në mënyrë rastësore derisa topi mbërriti në këmbët e tij kundër Kroacisë. Kur ndodhi, ai bëri magjinë me një paraqitje të përjetshme që e shtyu skuadrën e tij në finalen e Kampionatit Botëror.
Ylli i Paris Saint-Germain gjeti një partner në krim pasi Julian Alvarez fitoi penalltinë e pjesës së parë që i lejoi Messit të shënonte nga pika e bardhë, duke e vendosur atë të gjashtin në listën e të gjitha kohërave. Alvarez më pas shënoi të tijin, përpara se Messi të bëhej asistues me një vrapim dhe kros të jashtëzakonshëm për ta gjetur sulmuesin e Manchester Cityt, që realizoi golin e tij të dytë në ndeshje.
Ishte një performancë e merituar nga Messi, por disa tifozë kishin shqetësime të vogla në lidhje me gjendjen e tij fizike përpara finales të së dielës, pasi ai u pa duke u shtrënguar kofshën shumë herë gjatë pjesës së parë.
Kur u pyet për gjendjen e tij pas fishkëllimës së fundit, ai u tha gazetarëve: “Ndihem shumë mirë, ndihem i fortë dhe i gatshëm për të luajtur çdo ndeshje. Nuk është e lehtë pasi mbërritëm të lodhur, por grupi u forcua përsëri dhe luajtëm një lojë të fortë. Po e shijoj shumë këtë”.
“Ndihem shumë i lumtur në këtë Botëror dhe jam në gjendje të ndihmoj skuadrën. Ne e dinim se (Kroacia) do të kishte posedimin e topit sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë në mesfushë, por ne u përgatitëm mirë për lojë”.
Për t’i dhënë vetes shanset më të mira të mundshme për fitore, mbështetësit e Argjentinës ka të ngjarë të brohorasin për Marokun kundër Francës të mërkurën në mbrëmje. Në letër, Les Bleus kanë një mundësi të artë për të kaluar në finalen e tyre të dytë radhazi të turnet, por luanët e Ëalid Regraguit tashmë kanë mposhtur Spanjën dhe Portugalinë.
Një betejë kyçe mes Kylian Mbappes dhe Achraf Hakimit është gati të shpaloset në krahun e majtë. Sulmuesi francez i shpejtë është një shok skuadre i Messit në PSG dhe, përpara fillimit, ata janë të barabartë në garën për Këpucën e Artë me pesë gola secili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?