LAJMI I FUNDIT:

U njohën përmes Instagramit, Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin konfirmojnë se janë fejuar

U njohën përmes Instagramit, Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin konfirmojnë se janë fejuar

Çifti i njohur, Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse konfirmuan se janë fejuar.

Ata njoftuan lajmin e lumtur mëngjesin e së enjtes (15 qershor) pas spekulimeve prej muajsh se do të martoheshin.


Lajmin e kanë ndarë të dy përmes rrjeteve sociale dhe me numrin e ri të V Magazine.

Aktori dhe modelja janë në lidhje prej pesë vitesh. Ata u takuan për herë të parë në vitin 2018 kur ai e kontaktoi atë përmes mesazheve në Instagram.

“E dija që po ndërtonim këtë histori. Pra, unë jam shumë e lumtur që përfunduam duke e bërë atë në mënyrën tonë”, tha Barbara.

Dyshja kanë qenë një nga çiftet e pakta të qëndrueshme të Hollywoodit.

Duke folur për W Magazine në vitin 2019, Dylan foli për mënyrën se si u takuan.

Ai kujtoi se i kishte dërguar mesazhe bukuroshes në Instagram pasi ajo e ndoqi atë rastësisht në rrjetin social.

“Ajo më ndoqi, kështu që unë mendoja se do t’i jap diçka. Dhe unë i dwrgova mesazh”, tha ai për median.

Ai u përpoq të organizonte një takim me modelen e Victoria’s Secret por iu desh më shumë se sa pritej që ajo të përgjigjej.

Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram në gusht 2018 dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq gjatë Javës së Modës në New York atë shtator.

Thuhet se ata u transferuan së bashku në janar 2019 dhe Barbara u prezantua me vëllain binjak të Dylan, Cole muajin e ardhshëm.

Barbara dhe Dylan nuk kanë turpëruar të tregojnë dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe në numrin e ngjarjeve që kanë marrë pjesë së bashku gjatë viteve.

Ish-ylli i “Disney Channel” ka qenë gjithashtu një mbështetës i zjarrtë i karrierës së modelingut të Barbara, e cila përfshinte kurorëzimin e një engjëlli të Victoria’s Secret në mars 2019.

Ai u ul në rreshtin e parë teksa ajo ecte në pistën e markës së të brendshmeve në 2018.

Para se të niste romancën me Barbara, Dylan ishte në një lidhje afatgjatë me Dayna Frazer, e cila është gjithashtu një modele.

Sa i përket Barbaras, modelja ka qenë vetëm në disa romanca publike gjatë gjithë karrierës së saj dhjetëvjeçare.

Ajo thuhet se ka qenë e lidhur me ish-anëtarin e “One Direction”, Niall Horan dhe muzikantin Julian Perretta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Magazina
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Magazina
Kalo në kategori