LAJMI I FUNDIT:

U mbajtën për 48 orë në paraburgim për shkak të kurdisjeve, arrest shtëpiak për Rifatin dhe Mehmetin

U mbajtën për 48 orë në paraburgim për shkak të kurdisjeve, arrest shtëpiak për Rifatin dhe Mehmetin

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë për gjyqtarin Daut Mehmeti dhe trajnerin Arbnor Rifati.

Dyshja në fjalë janë arrestuar ditë më parë për dyshime mbi kurdisjen e ndeshjeve në basketboll.


Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin të dielën në mesditë se Rifati dhe Mehmeti do të qëndrojnë në arrest shtëpiak prej 30 ditësh.

Ndalim prej 48 orësh për Arbnor Rifatin e Daut Mehmetin
Lexo po ashtu Ndalim prej 48 orësh për Arbnor Rifatin e Daut Mehmetin

Dyshja në fjalë kanë qëndruar në paraburgim për 48 orëve.

Mehmeti javë më parë u përjashtua nga FIBA për kurdisje të ndeshjeve në Ligën Ballkanike.

Por Mehmeti dhe Rifati janë të dyshuar për kurdisje edhe në ndeshjet e Superligës së Kosovës. /Telegrafi/