LAJMI I FUNDIT:

U lëndua në fundjavë nga Pezzella, publikohen fotografitë e lëndimit të tmerrshëm te Aleix Vidal

U lëndua në fundjavë nga Pezzella, publikohen fotografitë e lëndimit të tmerrshëm te Aleix Vidal

Lojtari i Espanyolit, Aleix Vidal pësoi një nga dëmtimet më të tmerrshme kohëve të fundit në futboll, pasi shqeu këmbën pas një ndërhyrje nga German Pezzella i Real Betisit.

32-vjeçari duhej të zëvendësohej në minutën e 81-të në barazimin 2-2 të skuadrës së tij kundër Real Betis në fundjavë.

Ai e kishte shënuar golin hapës të ndeshjes, por nuk kishte fat ta përfundonte me sukses takimin.

Një ndërhyrje nga argjentinasi i Betisit, Pezzella, bëri që këmba e Vidal të shqyhet dhe lojtari të detyrohet të largohet nga ndeshjes.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas ishte i etur për të luajtur, por shpejt e kuptoi se nuk ishte lloji i lëndimit që ai mund të mbante në kontroll.

Në fund, plaga e tij përfundoi me 15 qepje dhe e Vidal u detyrua të mungoj në ndeshjen e fundit të Espanyolit të fituar 1-0 ndaj Alaves të mërkurën mbrëma.

Tashmë janë publikuar edhe fotografitë e lëndimit të mbrojtësit anësor, fotografi të cilat janë shumë të frikshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori