LAJMI I FUNDIT:

U kritikua se nuk mbajti zi për Bujar Nishanin, përgjigjet Beniada: Nuk ishte xhaxhai im

U kritikua se nuk mbajti zi për Bujar Nishanin, përgjigjet Beniada: Nuk ishte xhaxhai im

Ditë më parë u nda nga jeta ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Varrimi i tij u bë të enjten, mes një ceremonie mortore dhe mbledhje komemorative me pjesëmarrjen e emrave të shumtë, duke nisur nga krerët e shtetit e deri te njerëzit e thjeshtë.


Pjesë e nderimeve ishte edhe modelja e njohur, Beniada Nishani (Jakic), e cila edhe bëri një dedikim të sinqertë për të ndjerin në një postim në InstaStory.

Foto: Beniada Nishani/InstaStory

Përveç mesazheve të mira, modelja e cila u bë e famshme nga pjesëmarrja në Big Brother VIP, tregoi se në adresën e saj kanë arritur edhe kritika.

Në një mesazh që ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Beniada shkruan se si një ndjekëse e kishte kritikuar për mos-mbajtjen e zisë për Bujar Nishanin, pas vdekjes së tij.

Beniada në homazhet për të ndjerin Bujar Nishani (Foto: Screenshot/Instagram)

Megjithatë ajo ka sqaruar se të ndjerin nuk e ka pasur xhaxha por kushëri të babait, siç rëndom mund të kenë menduar njerëzit.

“Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit. Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan”, ka qenë përgjigja e modeles shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Beniada Nishani/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori