LAJMI I FUNDIT:

U kap me drogë, 23-vjeçari tentoi t’i ikte Policisë por u arrestua pas pesë minutave në Prishtinë

U kap me drogë, 23-vjeçari tentoi t’i ikte Policisë por u arrestua pas pesë minutave në Prishtinë

Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës sot në Prishtinë ka identifikuar një 23-vjeçar me inicialet F.D. si i dyshuar për posedim droge.

I dyshuari ka tentuar t’i ikë Policisë, por është arrestuar pas pesë minutave, gjersa në trup i është gjetur një pistoletë dhe në shtëpi i është gjetur një armë e gjatë AK-47, drogë dhe prova të tjera materiale.


Sipas  njoftimit të Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës.

Policia ka shpjeguar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:35, kur hetuesit e Sektorit Qendror të Antidrogës së Policisë së Kosovës (DHTN-së në Prishtinë) pas një pune hetimore dhe punës operative në terren kanë arritur te informacionet relevante, sipas të cilave dyshohej se 23-vjeçari  është duke bërë shitblerje të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe është takuar në rrugën “Beqë Lokaj”, në Prishtinë, të cilin Policia e ka paralajmëruar të ndalet, por i dyshuari ka hedhur në tokë një qese me substancë të dyshuar narkotike (me peshë prej 30 gramëve) dhe ka filluar të ikë duke vrapuar me shpejtësi.

“Policia ka vazhduar ndjekjen aktive të  personit të dyshuar dhe brenda pesë minutave ka arritur ta ndaloj dhe arrestojë të njëjtin, ku pas kontrollit në trupin e tij është gjetur një pistoletë 7.65 mm, me një karikator me pesë (5) fishekë, (965) euro si dhe një telefon celular (Iphone 13 pro max)” – është thënë në njoftim.

Tutje, Policia ka treguar se në konsultim me organet e drejtësisë është bastisur- kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale – shitblerje e substancave narkotike.

Sipas Policisë, gjatë operacionit të bastisjes në shtëpinë e 23-vjeçarit në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47 me një karikator dhe 2 fishekë, si dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: njëra prej 556 gramëve dhe tjetra qese prej 568 gramëve (në total marihuana e konfiskuar rezulton:  1 kg 154 gram).

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori