Fillimisht u hap si një strehim për personat VIP për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1984, por më pas Holiday Inn u bë një kështjellë për mediat botërore që mbulonin konfliktin e rëndë.
Sipas një dokumentari të AlJazeera, përcjell Telegrafi, më 5 prill 1992, një marshim paqësor për Bosnjën e bashkuar u shndërrua në dhunë, ngjarje e cila njerëzit mendojnë se ishte fillimi zyrtar i rrethimit të Sarajevës dhe më pas edhe Luftës së Bosnjës.
Konflikti zgjati gati katër vjet dhe mori jetën e mijëra myslimanëve boshnjakë, serbëve dhe kroatëve.
Marshuesit po protestonin kundër një përçarjeje të përkeqësuar midis tre partive kryesore nacionaliste që ndanin pushtetin në Bosnje-Hercegovinë – SDA myslimane, SDS serbe dhe një degë e HDZ kroate.
Ndërsa protestuesit arritën në Ura e Vrbanjës, snajperët qëlluan në turmë duke vrarë dy gra: Sauda Deberovic dhe Olga Sosiç.
Të nesërmen, numri i protestuesve jashtë Parlamentit u rrit dhe snajperët serbë filluan të qëllonin në turma.
Disa prej snajperëve kishin qëlluar njerëzit nga brenda hotelit Holiday Inn, të cilin kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiq e bëri selinë e tij të përkohshme.
“Snajperët që po e përdornin hotelin ishin përballë me ndërtesën e Parlamentit, ata po gjuanin në njerëz të pafajshëm që u mblodhën para Parlamentit për të protestuar kundër luftës, kjo edhe shënoi fillimin e luftës”, kujton Hajro Rovcanin, i cili punoi në Holiday Inn që nga fillimi dhe tani është drejtor ekzekutiv i hotelit.
Kështu, gazetarët nxituan për në Sarajevë për të mbuluar përshkallëzimin e tensioneve, dhe megjithëse kishte akomodime të tjera më të rehatshme, Holiday Inn shpejt u bë qendra e mbulimit të medias gjatë luftës.
Madje, një sasi e konsiderueshme e videove dhe fotografi të luftës që përdorën edhe sot, u filmuan nga hoteli, përcjell Telegrafi.
“Mendoj se Holiday Inn u bë hotel i luftës në Sarajevë për shkak të pozicionit, por edhe shkaku i dizajnit. Për shkak të vendndodhjes së tij unike në qendër të qytetit, ishte pothuajse si një kështjellë që mund të shikoni nga të gjitha anët”, kujton fotografi Paul Lowe i cili ishte midis qindra korrespondentëve, fotografëve dhe ekuipazheve që u vendosën në Holiday Inn për të mbuluar rrethimin.
“Ai kishte infrastrukturë, kishte një bodrum të sigurt, garazh të sigurt, kishte shumë dhoma,…”, thotë Lowe.
Holiday Inn ishte edhe një cak i granatimeve dhe u godit drejtpërdrejt disa herë nga zjarri i rëndë nga pozicionet serbe në zonën e banimit të Grabvicës dhe malit Trebeviç.
Përfundimisht, pjesët e hotelit ishin të pabanueshme për shkak të shkatërrimit dhe bombardimeve.
Dhe hyrja brenda në hotel çdo ditë ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, kujton Martin Bell i BBC-së.
Rruga kryesore midis hotelit dhe parlamentit u bë e njohur si “shteg snajperësh”, e cila ishte “një ndër kryqëzimet më të rrezikshme në Sarajevë” 25 vjet më parë, sipas Kenneth Morrison, profesor i Historisë së Evropës Moderne. “Snajperët ishin veçanërisht aktivë në këtë hapësirë”, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave të vitit 1995 të OKB-së, 225 vetë u vranë atje dhe mbi një mijë të tjerë ishin plagosur.
“Kam kaluar shumë kohë jashtë gjithsesi. Ndihesha më i sigurt kur erdha në hotel sesa në rrugët e Sarajevës, por jo, nuk ishim të sigurt. Nuk ka asnjë mënyrë që ne mund të ishim të sigurt”, thotë Samir Koriq , ish-përkthyes i Reuters.
Me gjithë rrezikun, hoteli vazhdoi të strehojë mediat deri sa u hoq rrethimi më 29 shkurt 1996 – pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit që përfundoi konfliktin boshnjak nga i cili humbën jetën më shumë se 11 mijë civilë.
Holiday Inn ende qëndron sot, megjithëse nën një emër të ri, një simbol i qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së popullit të Sarajevës – dhe një strehë për ata që sollën historinë e tyre në botë kur popullata e Sarajevës kishte më së shumti nevojë për ta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më shumë se 2,500 refugjatë të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe këtë vit – thotë OKB

SHBA kërkon nga Mali i Zi ekstradimin e themeluesit të kriptomonedhës Terra

Vrau tre persona, përfshirë një profesor – pse ‘u çmend’ kaq shumë i dyshuari që tronditi Roterdamin e Holandës?

Vrau tre persona, përfshirë një profesor – pse ‘u çmend’ kaq shumë i dyshuari që tronditi Roterdamin e Holandës?

Lëvizje historike, Macron po i ofron Korsikës autonomi pa të drejt shkëputje nga Franca

Sheshel për aktakuzën e re të Hagës: Jam gati të shkoj vullnetarisht, por me një kusht

Përmbytje të mëdha në Stamboll pas reshjeve të dendura të shiut

Pamjet e takimit të Putinit me Kadyrov ngjallin spekulime

Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët