LAJMI I FUNDIT:

U gjet i vdekur pas 12 ditësh nën rrënoja – Christian Atsu la pas vetës gruan dhe tre fëmijë

U gjet i vdekur pas 12 ditësh nën rrënoja – Christian Atsu la pas vetës gruan dhe tre fëmijë

Christian Atsu ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, kanë konfirmuar të dy agjentët dhe menaxheri i tij.

Ish- futbollisti i Premier League, i cili luajti për Necastle United dhe Chelsea, u zhduk pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri të hënën, më 6 shkurt. Trupi i tij i pajetë u gjet dhe lajmi i hidhur u konfirmua mëngjesin e së shtunës (18 shkurt).

Atsu ishte një futbollist profesionist i talentuar ganez që ka bërë emër në botën e futbollit.


Foto: Getty Images

Ai lindi në një familje të madhe më 10 janar 1992, në Ada Foah, Rajoni i Madh i Accra, Gana. Atsu ishte një nga dhjetë fëmijët e familjes që përbëhej nga gjashtë djem dhe katër vajza.

Ish-futbollisti së fundmi luante si sulmues për klubin turk Hatayspor dhe ishte gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të Ganës.

Foto: Sports Brief

Karriera e Atsu në futbollin profesionist filloi në Porto, ku bëri emër me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e Chelseat, q nënshkroi me të në 2013.

Sa i përket jetës private, Christain Atsu ishte baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë.

Foto: GhPage

Nuk ka shumë informacione në dispozicion të publikut për gruan e Christian Atsu, Marie-Claire Rupio Atsu, dhe fëmijët e tyre, pasi ata preferojnë ta mbajnë private jetën e tyre personale.

Kur një gol ta ndryshon fatin e jetës - si i kushtoi me jetë shënimi i një goli spektakolar Christian Atsus
Lexo po ashtu Kur një gol ta ndryshon fatin e jetës - si i kushtoi me jetë shënimi i një goli spektakolar Christian Atsus

Atsu dhe gruaja e tij, Marie-Claire Rupio Atsu, kishin një histori të bukur dashurie që filloi gati një dekadë më parë kur ai luante për Porton në Portugali.

Foto: Christian Atsu/Instagram

Të dy u takuan në Portugali dhe shumë shpejt ranë në dashuri. Ata u martuan në vitin 2012 dhe që atëherë ishin bashkë.

Ish-reprezentuesi ganez u gjet i vdekur pas 12 ditësh kërkimi nën rrënojat e tërmetit shkatërrues në Hatay të Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori