LAJMI I FUNDIT:

Twitter mundëson kërkimin e cicërimave më të vjetra se një javë!

Twitter mundëson kërkimin e cicërimave më të vjetra se një javë!

Lehtësia e zhdukjes së postimeve nga Twitter i kishte tërhequr shumë përdorues që të jenë prezent në këtë rrjet social, mirëpo për ata që dëshironin të hyjnë në arkivën e postimeve të vjetra kjo paraqiste një problem.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Twitter, Dick Costolo pati premtuar se kompania është duke punuar në një “arkitekturë të re të kërkimit në faqe”, e cila do të mundësojë qasjen në arkiva, dhe sot kompania ka njoftuar se funksioni i ri i kërkimit do tu mundësojë përdoruesve të përfshijnë edhe cicërimat të cilat janë më të vjetra se një javë.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi Twitter ka mundësuar shkarkimin dhe kërkimin e cicërimave të përdoruesit.


Edhe pse funksioni i kërkimit të përmirësuar është mjaft i ri, inxhinieri Paul Berstein ka thënë se rezultatet do të përmirësohen me kohë, dhe se prej tani e tutje përdoruesit në përqindje më të madhe do t’i shohin cicërimat në shifra si: numrin e pëlqimeve të njohura si Favorites, ReTweets, apo edhe klikimet. / Telegrafi /