LAJMI I FUNDIT:

Twitter fiton shuma të mëdha falë Donald Trumpit

Twitter fiton shuma të mëdha falë Donald Trumpit

Cicërimat e presidentit amerikan Donald Trump e mbajnë personelin e tij gjithë natën zgjuar, por ndërkohë ndihmojnë ata që punojnë për Twitterin të flenë rehat nga fitimet e shumta.

Pa Trumpin media sociale mund të humbasë thuajse një të pestën e fitimeve. Kështu ka thënë analisti James Cakmak, i cili mendon se kompania mund të humbasë deri miliardë dollarë nëse @realDonaldTrump do të ndalonte postimet e shumta që bën zakonisht, përcjell Telegrafi.


Largimi i Trump nga Twitter nuk do të ulte numrin e përdoruesve, por do të godiste vlerën e paprekshme të rrjetit social duke ulur kështu fitimet.

“Nuk ka reklamë më të mirë falas se sa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Cakmak.

Trump ka 59.1 milionë ndjekës dhe poston 35 mijë herë më shumë që nga viti 2009 kur është regjistruar në Twitter. /Telegrafi/