LAJMI I FUNDIT:

TVSH-ja IME: Femrat skanojnë më shumë llogari fiskale sesa meshkujt

TVSH-ja IME: Femrat skanojnë më shumë llogari fiskale sesa meshkujt

“TVSH-ja ime” është një projekt i suksesshëm që për katër vite u ka kthyer qytetarëve 6,6 miliardë denarë ose 107,5 milionë euro. Siç informon drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska, persona të moshave të ndryshme skanojnë faturat dhe sipas strukturës së përdoruesve të TVSH-së, 293.348 janë femra dhe 245.571 meshkuj.

Sipas drejtoreshës së DAP Sanja Lukarevska, për katër vite përmes “TVSH-ja ime” qytetarëve u janë kthyer 6.6 miliardë denarë ose 107.5 milionë euro. Në këtë periudhë, sipas strukturës së shfrytëzuesve, 293.348 janë femra dhe 245.571 meshkuj, ndërsa në top 10 qytetet janë: Shtipi, Vallandova, Kërçova, Manastiri, Velesi, Shkupi, Prilepi, Koçani, Negotina dhe Gjevgjelia. Llogaritë fiskale më të skanuara janë nga tregjet zinxhirore dhe pikat e karburantit, ndërsa përdoruesit më të shumtë që skanojnë faturat janë ata të moshës nga 31 deri në 50 vjeç.


“TVSH-ja ime” është një projekt i suksesshëm që për katër vite u ka kthyer qytetarëve 6.6 miliardë denarë ose 107.5 milionë euro. Siç informon drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska, persona të moshave të ndryshme skanojnë faturat dhe sipas strukturës së përdoruesve të TVSH-së 293.348 janë femra dhe 245.571 meshkuj. “Janë 2.596 persona nën moshën 18 vjeç me gjithsej mbi dy milionë fatura të skanuara, nga 19 deri në 30 vjeç janë 99.749 me mbi 156 milionë fatura të skanuara, nga 31 deri në 50 vjeç janë 243.202 përdorues me gjithsej mbi 508 milionë fatura të skanuara, nga 51 deri në 61 vjeç janë 93.673 përdorues me gjithsej mbi 203 milionë fatura të skanuara dhe mbi 61 janë 78.278 përdorues me mbi 150 milionë fatura të skanuara”, thotë Lukarevska.

Sipas të dhënave të paraqitura për përdoruesit e regjistruar të “TVSH-së ime” ndër vite, në vitin 2019 ishin 213.055 përdorues, në vitin 2020 ishin 149.753 përdorues të rinj, ndërsa në vitin 2021 ishin 74.668 përdorues të rinj. Në vitin 2022 janë përfshirë shtesë 70.314 përdorues të rinj dhe në vitin 2023 janë përfshirë 31.129 ose gjithsej 538.919 përdorues.

Lukarevska ndau edhe të dhëna për pagesën e TVSH-së sime sipas viteve. Kështu, në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2019 janë paguar 155.344.780 denarë, në vitin 2020, 1.270.015.383 denarë, në vitin 2021, 1.787.906.568 denarë, ndërsa në vitin 2022 – 2.164.342.418 denarë. Për tremujorin e parë të vitit janë paguar 1.235.036.033 denarë.

I kënaqur me rezultatet e arritura është shprehur edhe ministri i Financave Fatmir Besimi. Ai beson se sistemi i kthimit të një pjese të TVSH-së tek qytetarët ka bërë të mundur që çdo qytetar të bëhet kontrollor tatimor për paratë e tij të shpenzuara dhe për këtë të shpërblehet duke kthyer një pjesë të taksës. “Kjo masë realizon qëllimin e saj për të cilin u prezantua, që është reduktimi i ekonomisë gri dhe rritja e qarkullimit të regjistruar përmes sistemeve fiskale të pajisjeve. Me kalimin e viteve është shënuar rritje e numrit të përdoruesve dhe rritje të shumave për kthimin e një pjese të taksës, si dhe rritje të të ardhurave nga TVSH-ja. Nga ky vit, me ndryshimet ligjore të miratuara të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarëve u jepet rimbursim i shtuar – nga 1.800 denarë në 2.100 denarë për një tremujor”, tha ministri Besimi.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori