LAJMI I FUNDIT:

Tusk për Marrëveshjen e Prespës: Misioni i pamundur, u realizua

Tusk për Marrëveshjen e Prespës: Misioni i pamundur, u realizua

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka uruar ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

Ai shkruan se kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për të mirë më të madhe, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kuvendi i Greqisë ratifikoi marrëveshjen e Prespës, Maqedonia vazhdon rrugën për në BE dhe NATO
Lexo po ashtu Kuvendi i Greqisë ratifikoi marrëveshjen e Prespës, Maqedonia vazhdon rrugën për në BE dhe NATO

“Ata kishin imagjinatë, ata rrezikuan, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për një të mirë më të madhe. Zoran dhe Alexis – shumë mirë! Misioni i pamundur u përmbush”, shkruan Tusk.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Greqisë me 153 vota “për” u ratifikua Marrëveshja e Prespës, për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/