LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Greqisë ratifikoi marrëveshjen e Prespës, Maqedonia vazhdon rrugën për në BE dhe NATO

Kuvendi i Greqisë ratifikoi marrëveshjen e Prespës, Maqedonia vazhdon rrugën për në BE dhe NATO

Sot, më 25 janar të vitit 2019, Kuvendi i Greqisë me 153 vota “PËR”, 146 vota “KUNDËR” dhe 1 votë “TË PËRMBAJTUR” ka ratifikuar marrëveshjen me të cilën Maqedonisë i ndërrohet emri i shtetit në: MAQEDONIA E VERIUT.

Disa ditë më herët nëpërmjet Kuvendit të Maqedonisë me shumicë të dyfishtë (81 vota) kaloi ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë, ku mes tjerash zgjidhet një problem shumë vjeçar bilateral dhe ndërkombëtar mes dy shteteve fqinje. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Prespë më 17 qershor të vitit 2018, njofton Telegrafi Maqedoni


Më herët, para se të votohet kjo marrëveshje, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras tha: “Jemi në fund të një procesi të gjatë, historik dhe të lodhshëm. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk njohin kombe por shtete dhe bëhen në mes shteteve. Me këtë marrëveshje ne kemi kthyer në vend historinë antike greke”.

Përndryshe, në ambientet para Kuvendit ka pasur protesta të dhunshme nga qytetarët grekë dhe nga anëtarët e opozitës greke. Të njëjtët raportohet edhe se e kanë djegur flamurin e Maqedonisë.

Marrëveshja e mes Maqedonisë dhe Greqisë, është kundërshtuar ashpër nga opozita greke, sipas të cilëve, me këtë marrëveshje identiteti dhe gjuha maqedonase do t’u falen fqinjëve të tyre veriorë./Telegrafi/

Tsipras para votimit të marrëveshjes: Kjo është ditë historike
Lexo po ashtu Tsipras para votimit të marrëveshjes: Kjo është ditë historike

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kalo në kategori