LAJMI I FUNDIT:

Turqia rikthen në punë mbi 1800 zyrtarë të shkarkuar pas grushtit të shtetit

Turqia rikthen në punë mbi 1800 zyrtarë të shkarkuar pas grushtit të shtetit

Autoritetet turke kanë rikthyer me një dekretligj më shumë se 1 800 funksionarë që ishin shkarkuar në kuadër të dënimeve të ndërmarra pas grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik 2016. ​

Këta 1 823 persona ishin pezulluar më parë pasi akuzoheshin për shkarkimin e ByLock, një mesazheri e koduar që Ankaraja e konsideron si mjet komunikimi të puçistëve.


Por, autoritetet kanë njoftuar në fund të dhjetorit se kishin zbuluar se disa persona kishin shkarkuar aplikacionin në fjalë pa dijeninë e tyre.

Më shumë se 140 000 persona janë shkarkuar apo pezulluar nga institucionet turke që prej përpjekjes për grusht shteti.

Përveç të tjerave, rreth 55 000 persona janë burgosur në kuadër të këtyre dënimeve që kanë prekur gjithashtu mijëra prokurdë dhe media kritike.

”Mes personave të rikthyer në punë nga dekretligji bëjnë pjesë 544 punonjës nga Ministria e Arsimit Kombëtar, 458 nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë dhe 204 nga Ministria e Shëndetësisë”, sipas një numërimi të Anadolu.

“Ato do të marrin paga për të gjithë kohën, gjatë të cilës kanë qenë të papunë, por nuk mund të kërkojnë kompensim”.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori