Turqia liron anijen ruse, ukrainasit të habitur me vendimin: Në të kishte grurë të vjedhur nga Ukraina
472:"The Russian-flagged cargo ship "Zhibek Zholy" is anchored on July 5, 2022 at black sea coast of Karasu district in Sakarya. - The ship, at the centre of a diplomatic battle between Kyiv and Moscow, remained anchored off Turkey's Black Sea coast four days after its arrival. Ukraine on July 1 asked Turkey to detain a Russian-flagged cargo ship that Kyiv alleged had set off from a Kremlin-occupied port. (Photo by Ozan KOSE / AFP) (Photo by OZAN KOSE/AFP via Getty Images) 20:"AFP via Getty Images
Turqia ka liruar anijen ruse që e kishte mbajtur për disa ditë në port, pas akuzave të ukrainasve se po transportonte grurin e vjedhur nga Ukraina.
Ministria e Jashtme e Ukrainës, këtë lëvizje të Turqisë e ka cilësuar si të “papranueshme”, transmeton Telegrafi.
Ankaraja kishte injoruar kërkesat e ukrainasve që të arrestojë personelin e anijes që dje u lirua, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas.
Kievi është shprehur i “habitur” dhe i ka bërë thirrje palës turke, që “të fillojë menjëherë hetimet dhe të ofrojë përgjigje të detajuara ndaj kërkesave të autoriteteve ukrainase”.
Anija transportuese ruse “Zhibek Zholy”, kishte transportuar grurin nga porti i okupuar ukrainas Berdyansk për në drejtim të portit turk Karas.
“Për shkak të kësaj situatë të papranueshme, ambasadori turk në Kiev është thirrur për një bisedë në ministrinë e Jashtme”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/