LAJMI I FUNDIT:

Turqia kryen sulm me dron në veri të Irakut

Turqia kryen sulm me dron në veri të Irakut

Turqia ka kryer një sulm me dron, në veri të Irakut më 17 shtator, duke vrarë të paktën tre luftëtarë.

Luftëtarët e vrarë i përkisnin Njësive për Rezistencën në Sinjar (YBS), një milici e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), thanë burimet irakiane të sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.


Luftëtarët e YBS-së ishin duke lëvizur me një makinë në zonën e Sinjarit kur u goditën me dron.

Për një kohë të gjatë, Turqia kryen një fushatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së, YBS-ë dhe Njësisë siriane për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Këto tri organizata, Ankaraja i konsideron grupe terroriste.

Turqia rregullisht kryen sulme ajrore në veri të Irakut dhe ka dhjetëra post-blloqe në territorin irakian.

Ditëve të fundit, Ankaraja ka intensifikuar sulmet me dronë në Irak, duke shënjestruar caqe afër zonave urbane dhe rrugëve kyçe. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori