LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Çekia japin dritë të gjelbërt për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Turqia dhe Çekia japin dritë të gjelbërt për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi popullor i Republikës së Turqisë dhe Parlamenti i Republikës çeke dje e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimin e Protokollit në Turqi e konfirmoi në Tuiter edhe shefi i delegacionit turk në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Osman Ashkin Bak.

“Kuvendi i madh popullor i Turqisë e kompletoi procesin ratifikues të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si edhe deri më tani, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin euroatlantik-integrues”, shkroi Ashkin Bak në Tuiter.

Protokolli për anëtarësim në NATO dje mori dritë jeshile edhe në Parlamentin çek.

“Jemi të bindur se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta përforcojë stabilitetin e plotë dhe sigurinë në Ballkan ndërsa në të njëjtën kohë edhe në vetë Aleancën”, theksoi zëvendëskryeministri Jan Hamaçek në ratifikimin e Protokollit.

Deri më tani njëzet(20) vende anëtare e ratifikuan Protokollin dhe dhanë dritë jeshile për inkuadrimin e vendit tonë në NATO. Pritet kësaj vere këtë ta bëjë edhe SHBA-ja, ndërsa deri në fund të vitit edhe vendet e tjera (9) aleate me çka Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori