LAJMI I FUNDIT:

Turneu i YDF-së në Prizren, për pesë ditë zhvillohen 20 ndeshje

Turneu i YDF-së në Prizren, për pesë ditë zhvillohen 20 ndeshje

Nga 8 deri më 12 qershor, Prizreni do të jetë qyteti mikpritës i turneut FIBA YDF “Youth Development Fund” për U14.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

20 ndeshje do të zhvillohen për pesë ditë me radhë, apo nga katër sfida çdo ditë në palestrën “Sezai Surroi”, ndërsa takimet do të transmetohen në faqen e FBK-së në YouTube. Secila kombëtare do të ndeshet me tjetrën. Përballjet zhvillohen nga ora 13:00 deri në ora 21:00.

Në ditën e parë, Kosova femrat do të përballet me Maqedoninë Veriore nga ora 13:00, ndërsa nga ora 15 meshkujt.

Të premten, Kosova do të ndeshet me Rumaninë, fillimisht vashat nga ora 17:00 dhe meshkujt nga ora 19:00. Në po të njëjtën orë ditën e shtunë, Kosova do të sfidohet nga Bullgaria, po ashtu fillimisht vajzat dhe më pas djemtë.

Ditën e diel, Kosova do të pushojë, kurse të hënën do të zhvillojë ndeshjet e fundit kundër Turqisë nga ora 13:00 dhe 15:00, në të dyja konkurrencat.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori