LAJMI I FUNDIT:

Turistëve me mbipeshë iu ndalohet të lëvizin me gomarë nëpër Santorini (Foto)

Turistëve me mbipeshë iu ndalohet të lëvizin me gomarë nëpër Santorini (Foto)

Autoritetet greke ua kanë ndaluar turistëve me mbipeshë, që të shfrytëzojnë gomarët për lëvizje nëpër Santorini, shkaku i ankesave të vazhdueshme nga mbrojtësit e kafshëve.

Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në Greqi, ka përpiluar një varg ligjesh që në fokus ka mirëqenien e këtyre kafshëve dhe jo shfrytëzimin e tyre për transport, transmeton Telegrafi.


Asnjë turist që është mbi 100 kilogramë, nuk lejohet të hipë mbi gomarë, ndërsa kafsha mund të mbajë vetëm mallra që janë sa një e pesta e peshës që ka.

Turisti me mbipeshë duke lëvizur mbi gomar

“Këto kafshë nuk guxojnë të shfrytëzohen nëse janë të lënduara, shumë të lodhura apo kur presin të pjellin të voglin. Duhet të ushqehen mirë dhe të freskohen me ujë, ndërsa duhet të qëndrojnë në hapësira që dezinfektohen nga një herë në ditë”, janë rregullat që pritet të hynë së shpejti në funksion.

Reportazhi i para disa muajve, që tregon gomarët e lënduar dhe të stërkequr që mbajnë turistë, kishte bërë xhiro nëpër internet, duke ngjallur vëmendjen e të gjithëve.

Madje, kishte plane që të hibridizohen me mushka, që janë më të mëdha dhe të fuqishme, për të lëvizur nëpër zonat e thepisura të Santorinit, ku makinat e kanë të pamundur të hynë. /Telegrafi/