Një emigrant tunizian ka ther me thikë pesë persona në qytetin e Marseille, në jug të Francës.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, incidenti ndodhi në një zonë të frekuentuar të qytetit, ku agresori filloi të sulmonte kalimtarët në mënyrë të papritur.


Viktimat kanë pësuar plagë të ndryshme, por për momentin nuk raportohet për viktima në mesin e tyre, raporton reuters.

Sulmuesi, një burrë me origjinë tuniziane dhe pa dokumente të rregullta qëndrimi në Francë, thuhet se ka sulmuar policinë me thikë kur ata ndërhynë për ta ndaluar.

Gjatë përplasjes, ai ka bërtitur “Allahu Akbar”, një frazë që shpesh lidhet me sulmet ekstremiste.

Forcat e rendit e kanë qëlluar me armë zjarri dhe e kanë neutralizuar në vendngjarje. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet e sakta të sulmit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt terrorizmi apo një individ me probleme mendore. /Telegrafi/