LAJMI I FUNDIT:

Tunizia befason Slloveninë

Tunizia befason Slloveninë

Një prej ndeshjeve më të bukura që nga fillimi i kampionatit botëror është parë dje (17 janar).

Përfaqësuesja e Tunizisë e ka befasuar opinionin hendbolldashës, duke zhvilluar paraqitje fenomenale dhe duke e mbyllur me barazim takimin ndaj Sllovenisë, përkundër faktit që përfaqësuesja sllovene ishte favorite absolute në këtë takim. Tunizia zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë, me mbrojtje solide dhe sulm efikas, ndërsa lojtari më i dalluar ishte Sanai me 7 gola të shënuara.


Në takimet tjera nuk pati ndonjë befasi për t’u përmendur, duke bërë kështu që përveç skuadrave të kualifikuara më 16 janar, edhe disa skuadra të tjera ta sigurojnë kualifikimin përtej fazës grupore.

Tashmë Grupi A është i mbyllur plotësisht, me 4 skuadra që veçse e kanë siguruar biletën për fazën tjetër (Franca, Norvegjia, Rusia dhe Brazili), kurse eliminimin e kanë vulosur Polonia dhe Japonia, transmeton borozani.

Nga Grupi B janë kualifikuar Sllovenia, Spanja dhe Maqedonia, të cilave shpejt pritet t’iu bashkangjitet edhe Islanda, për ta kompletuar kështu katërshen që kualifikohet në fazën tjetër.

Dy bileta të lira janë ende në Grupin C, grup në të cilin deri më tani kualifikimin e kanë siguruar vetëm Gjermania dhe Kroacia.

Sa i përket Grupit D, Danimarka, Suedia dhe Katari janë kualifikuar, ndërsa me shumë gjasë edhe Egjipti do të kualifikohet nga ky grup.

Rezultatet e ditës së djeshme (17 janar)

Orari i ndeshjeve të sotme (18 janar):