LAJMI I FUNDIT:

Tuneli 40 metrosh në burgun e Idrizovës, pezullohen nga puna disa gardian

Tuneli 40 metrosh në burgun e Idrizovës, pezullohen nga puna disa gardian

Hapja e tunelit në burgun e Idrizovës muaj më parë nga tetë të burgosur me vepra të rënda penale, të cilët kishin për qëllim arratisjen nga ky burg, i ka kushtuar më shumti disa të punësuar në këtë burg, pasi tani më janë larguan nga puna. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski,për “Makfax”.

Drejtori Jovanovski, nuk ka shpalosur më shumë detaje se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar nga puna. Sipas tij, një gjë e tillë do të zbulohet pasi të dorëzohet akti prokuror.


“Ka të pezulluar, por nuk mund të them sa apo detaje të tjera. Hetimi është në vijim, rasti po zbardhet. Së shpejti presim aktakuzë, por të presim përfundimin e procedurës”, deklaron drejtori i burgut, Zoran Jovanovski.

Përndryshe, tuneli në “Idrizovë” u zbulua para një muaji, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se e kanë ditur dy muaj më herët. Në gërmimin e tunelit morën pjesë tetë të burgosur, të cilët janë të dënuar për vepra të rënda penale. Tuneli ishte i gjatë 40 metra dhe i mbrojtur nga prishja.

Ndërkaq, tuneli kishte filluar nga pjesa e hapur e burgut dhe çonte në gardhin e lartë mbrojtës. Punonjësit e burgut, ndonëse kishin indikacione se kishte lëvizje të dyshimtë të të dënuarve, e zbuluan tunelin kur filluan përgatitjet për prishjen e dhomave ndihmëse, përfshirë edhe atë për ruajtjen e qymyrit./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori