LAJMI I FUNDIT:

Tuna së shpejti sjell këngën e re

Tuna së shpejti sjell këngën e re
Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka njoftuar se po vjen me një projekt të ri muzikor.

Ajo ka shpërndarë një video të shkurtër në rrjete sociale, me anë të së cilës prezanton një pjesë nga klipi.


Artistja nga Shkupi bën me dije se kënga do të lansohet së shpejti, por akoma nuk ka një datë të saktë.

Foto: Screenshot/Instagram

E fundit nga Altuna mbetet “I huj” në bashkëpunim me ish-partnerin e saj, reperin Cozman.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të njëjtit kanë lënë pas zënkat dhe dashurinë duke u kthyer tani sërish bashkë në anën profesionale.

Foto: Screenshot/Instagram

Tuna viteve të fundit i është përkushtuar jetës personale, djemve të saj: Tianit dhe Zenit.

Ajo vlen të ceket se është ndarë po ashtu nga partneri i saj, muzikanti Patris Berisha, për të cilin mes tjerash ka hedhur edhe disa akuza. /Telegrafi/