LAJMI I FUNDIT:

Tuchel sugjeron Lukakun: Bëhu si Werner për të rifituar besimin te Chelsea!

Tuchel sugjeron Lukakun: Bëhu si Werner për të rifituar besimin te Chelsea!

Trajneri Thomas Tuchel ka sugjeruar që Romelu Lukaku duhet të frymëzohet nga etika e punës e Timo Werner në mënyrë që të përmirësojë perspektivën e tij te Chelsea, përpara gjysmëfinales së FA Cup të kësaj fundjave me Crystal Palace.

Belgu u rikthye në Stamford Bridge në fillimin e sezonit të ri nga suksesi i Serie A me Interin, por nuk ka arritur të tregojë reputacionin e tij pavarësisht një fillimi të ndritshëm.


Megjithatë, Lukaku nuk është sulmuesi i parë i Chelseat që gabon pas blerjes, dhe Tuchel ka vënë në dukje gjermanin Werner – një tjetër që ka luftuar të lërë gjurmë në fillim – si një referencë që mund të përdorë belgu për të përmirësuar lojën e tij.

Lukaku afër marrëveshjes me Interin, agjenti i tij i pakënaqur
Lexo po ashtu Lukaku afër marrëveshjes me Interin, agjenti i tij i pakënaqur

“Ajo që ka bërë Timo është pikërisht ajo që duhet të bëjë Lukaku. Prisni, jini të durueshëm, punoni shumë dhe vendosni ekipin në radhë të parë, jini të gatshëm të ndihmoni ekipin, sepse si sulmues mund të ndihmoni brenda sekondave”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Tani Werner e ka bërë të vështirë ta lërë atë jashtë. Jam i impresionuar, ai ishte shumë, shumë i mirë në dy ndeshjet e fundit. Këto ishin dy ndeshje kur ai ishte shumë më i mirë se në çdo lojë tjetër dhe ai tregoi se çfarë është i aftë të bëjë. Të gjithë mendojnë se ne si menaxherë bëjmë formacionin, dhe sigurisht që e bëjmë”.

“Por, në fund lojtarët kujdesen që të mos i lini jashtë, ata e bëjnë këtë në stërvitje ose në ndeshje, dhe sigurisht në ndeshje është mundësia për të gjithë”.

Tuchel sugjeron një kthesë të mundshme për Lukakun

Në rastet kur belgut i është ofruar rikthimi në formacionin fillestar me rregullsi këtë sezon, ai ka luftuar për të kapur shansin, pavarësisht suksesit të tij në Kupën e Botës për Klube.

Por, Tuchel vëren se forma mund të ndryshojë si era.

Tuchel: Ka disa arsye pse paguam 113 milionë euro për Lukakun, ende besojmë në kualitet e tij
Lexo po ashtu Tuchel: Ka disa arsye pse paguam 113 milionë euro për Lukakun, ende besojmë në kualitet e tij

“Veçanërisht për sulmuesit, gjërat mund të kthehen në minutë, në momente. E gjithë karriera mund të jetë me kokë poshtë dhe në çdo drejtim, por gjithmonë si sulmues mund të kesh një shans për të vendosur gjërat në favorin tuaj”.

“Ai bëri në dy ndeshjet e fundit dhe kjo është ajo që ne duam prej tij. Është ajo që ai duhet të tregojë dhe pastaj kujdeset që të luajë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori