LAJMI I FUNDIT:

Tuchel flet për të ardhmen e Somerr, tregon nëse do të lejohet zvicerani t’i bashkohet Interit

Tuchel flet për të ardhmen e Somerr, tregon nëse do të lejohet zvicerani t’i bashkohet Interit

Yann Sommer është objektivi kryesor i Interit për repartin e portës, pasi zikaltërtit kanë mbetur pa portier.

Pas largimit të Andre Onanas dhe Samir Handanovic, Interi synon ta përforcojë portën me reprezentuesin zviceran i cili ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Bayerni.


E për të ardhmen e tij ka folur edhe trajneri i bavarezëve Thomas Tuchel duke thënë se Sommer është shumë i rëndësishëm për ekipin, por që nuk mund ta ndajlojnë të largohet.

Interi arrin marrëveshje me Bayernin për Yann Sommer
Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me Bayernin për Yann Sommer

“E di që ka një dëshirë nga ana e lojtarit për t’u larguar, por në këtë pikë duhet të mbrojmë edhe interesat e klubit. Sommer është një portier i madh dhe është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes falë eksperiencës që ka”.

“Nuk është një moment i lehtë për të, pasi ka një kontratë me Bayernin dhe mund të qëndroj sërish në Munich. Por, nga ana tjetër nuk mund ta pengojmë portierin edhe të mendoj për të tjera alternativa”.

Interi po has në vështirësi për të siguruar shërbimet e Sommer, zvicerani udhëton me Bayernin në Japoni
Lexo po ashtu Interi po has në vështirësi për të siguruar shërbimet e Sommer, zvicerani udhëton me Bayernin në Japoni

“Megjithatë, për momentin Sommer është portier i Bayern Munich, ndërsa Neuer po punon për t’u rikthyer sa më shpejt”, u shpreh Tuchel.

Bayern ka një marrëveshje me Interin për ta shitur zviceranin për gjashtë milionë euro, por nuk do t’i jep leje të largohet portierit derisa të arrihet një i ri në Munich. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori