Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK), ka njoftuar se ka përmbyllur vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto që kapi shumën prej +227 milionë euro.
“Kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit të institucionit. Ndërsa rritja e çmimit të njësisë për këtë vit ishte 10.65%, krahasuar me rritjen prej +3.03% për vitin 2020”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit thuhet se në total mjetet pensionale u rritën me 365 milionë euro këtë vit, duke shkuar në 2.35 miliardë euro.
“Në fund të 2021-s rreth 77% e mjeteve nën menaxhim ishin të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare, kurse pjesa tjetër në Kosovë – sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Investimet në tregjet financiare ndërkombëtare vazhdojnë të kontribuojnë me rreth 95% në totalin e performancës investuese”, thuhet në njoftim.
Sikurse kërkohet në parimet e vendosura në Ligjin mbi Fondet Pensionale dhe bazuar në strategjinë investuese të FKPK-së, Bordi Drejtues përgjatë vitit 2021, i ndihmuar nga menaxhmenti e stafi profesional i FKPK-së, ka ndërmarrë mbi 40 vendime për alokime të ndryshme të mjeteve pensionale.
“Duke konsideruar se 2021-shi ishte vit i afektuar nga pandemia, luhatshmëria në tregjet financiare dhe lëvizjet e ndryshme makroekonomike, strategjia investuese e FKPK-së është adaptuar në baza të rregullta, duke angazhuar edhe fonde të reja, për të mbajtur likuiditetin, sigurinë dhe diversifikimin e portofolit.
Pritjet janë që viti 2022 të ketë luhatshmëri të lartë për shkak të pandemisë, vonesave në zinxhirin furnizues, inflacionin, rritjen e kamatave nga bankat qendrore dhe faktorët e tjerë gjeostrategjikë. Rrjedhimisht Bordi Drejtues mbetet i përkushtuar që të veprojë sipas kushteve dhe lëvizjeve në tregjet financiare”, thuhet më tej në njoftimin e Trustit.
Në fushën e operacioneve, përkundër që në rrethana pandemie, institucioni ka arritur t’i ofrojë të gjitha shërbimet, pa qëndruar asnjë ditë i mbyllur.
Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues.
“Përveç detyrave ditore, si për shërbimet në zyrë ashtu edhe ato në distancë, stafi është angazhuar në ndërtimin e platformës së re, nga burimet e brendshme profesionale, për menaxhimin e llogarive. Kjo do t’i japë institucionit përparësi të shumta në afatgjatë: prej pronësisë së kodit burimor, menaxhimit më të lehtë të llogarive dhe avancimeve shtesë, mos varësinë për këtë shërbim thelbësor por edhe uljen e kostove për mirëmbajtjen e zhvillimin e kësaj platforme.
Po ashtu gjate vitit 2021 Kuvendi i Kosovës i ka miratuar unanimisht raportet vjetore dhe taksat menaxhuese të propozuara nga FKPK-ja.
E thënë përmbledhur, Bordi Drejtues është i bindur se kemi lënë pas një vit shumë të rëndësishëm për institucionin, si në fushën e investimeve ashtu edhe të operacioneve, por edhe me përplot sfida”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit