LAJMI I FUNDIT:

Truqet se si t’i mbani minjtë larg shtëpisë – gjithçka fillon nga oborri

Truqet se si t’i mbani minjtë larg shtëpisë – gjithçka fillon nga oborri

Hapësira të mbushura me gjëra të ndryshme janë perfekte për minjtë, sepse ata aty mund lehtë të fshihen

Parandalimi i hyrjes së minjve në shtëpi fillon në oborr. Minjtë nuk ndihen mirë nëse nuk kanë një vend për t’u fshehur. Prandaj, zvogëloni sasinë e bimësisë së ulët që është përhapur pranë themeleve të shtëpive tuaja dhe hiqni pjesët e thyera të shtigjeve nëpër oborr.


Hiqni grumbujt e gjetheve dhe kini kujdes për grumbujt e plehrave, sepse ata mund të fshihen edhe atje, – këshillon Craig Sansig, drejtor i ndërmarrjes për dezinfektimin dhe deratizimin, SHBA, shkruan bestlifeonline, përcjell Telegrafi.

Pastaj, këtyre brejtësve të vegjël u pëlqen të jetojnë në vende të tilla të cilat u shërbejnë atyre si strehë e përsosur për shkak të dendësisë së tyre dhe mbulimit të hapësirës.

Kini kujdes koshat e plehrave

Mbani koshat mirë të mbyllur dhe larg mureve të shtëpisë, andaj shtëpia juaj do të duket më pak tërheqëse për minjtë.

Kontrolloni çdo çarje

Minjtë nuk hyjnë në shtëpi vetëm nëpërmjet dyerve të hapura, por nëpërmjet çdo kalimi që ata gjejnë, duke përfshirë çarjet dhe hapjet e vogla në mure që shërbejnë për të tuba, kabllo… Sansig këshillon mbushjen e të gjitha çarjeve të tilla me lesh çeliku.

Mos e mbani ushqimin kudo

Një tas me fruta në tryezën tuaj ose një kuti e hapur me drithëra në qilar janë një joshje e vërtetë për minjtë.

Gjithashtu, kujdesuni edhe për ushqimet e kanakarëve shtëpiakë, pasi ato gjithashtu mund t’i tërheqin ata nëse i mbani në ambalazh të hapur. Mbani ushqimin në enë të mbyllura, veçanërisht nëse keni parë një mi pranë shtëpisë.

Pastroni rrëmujën në garazh

Kutitë, stolitë për festa, pajisjet sportive jo rrallë bëhen shtëpi e ndonjë miu. Garazhet janë vendi ideal për ta, sepse dyert mund të hapen, që do të thotë se ata mund të hyjnë pa probleme, dhe nga ana tjetër, ato shpesh janë plot me gjithçka.

Kontrolloni nëse rrjedh ndonjë tub uji

Çdo burim lagështie do t’i tërheqë brejtësit. Prandaj, sigurohuni që tubat në shtëpi të mos pikojnë dhe të mos krijojnë pellgje uji. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Kërshëri
Kalo në kategori