LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket kufirit me Meksikën

Trump thotë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket kufirit me Meksikën
Presidenti amerikan, Donald Trump (Foto: Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar të ketë ndryshuar mendimin për mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë, një ditë pasi përsëriti kërcënimet ndaj Meksikës, nëse ajo nuk merr masa për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe hyrjen e narkotikëve në SHBA.

“Unë kurrë nuk kam ndryshuar mendim”, u ka thënë Trump gazetarëve, ndërsa u nis të vizitonte kufirin SHBA-Meksikë. Trump vizitoi vendkalimin kufitar “Patrol Calexico” mes dy vendeve dhe mori pjesë në një tryezë për emigracionin dhe sigurinë kufitare.


Ai po ashtu vizitoi një pjesë të barrierës së ngritur kohët e fundit, që administrata e tij e ka cilësuar si një segment të përfunduar të murit në kufi, të premtuar prej tij – transmeton Top Channel.

Të gjitha lajmet nga Donald Trump
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donald Trump

“Kjo është vetëm një mbrojtëse prej betoni. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe përtej saj. Duket shumë mirë e shumë më efikas sesa gardhi që ekzistonte më parë. Ne mund ta ndërtojmë këtë shpejt dhe është më pak i kushtueshëm. Pra është më i mirë, më i shpejtë dhe më pak i kushtueshëm”, është shprehur presidenti amerikan.

Sipas mediave amerikane, administrata nuk ka përfunduar asnjë seksion të ri të një pjesë të murit kufitar. Ai në “Calexico”, i cili ishte planifikuar që në vitit 2009 dhe përfundoi vitin e kaluar, është thjesht një zëvendësim i një gardhi të vjetër, që po shkatërrohej dhe që ishte ndërtuar disa dekada më parë.

Gardhi nëntë metra i lartë mban një pllakë metalike me emrin e Trumpit, ku shkruhet se është seksioni i parë i murit të propozuar prej tij. Trump kishte kërcënuar për gati dy javë se do ta mbyllte kufirin, duke argumentuar se Meksika nuk po bënte sa duhet për të ndaluar emigrantët ilegalë dhe drogat e paligjshme të hynin në SHBA.

Por, presidenti u tërhoq nga këto kërcënime, pasi këshilltarët e tij dhe disa senatorë republikanë i kërkuan që ta bënte këtë, duke paralajmëruar se ato mund të kenë pasoja ekonomike shkatërrimtare.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori