LAJMI I FUNDIT:

Trump: Tërheqja nga Siria është me ritmin e duhur

Trump: Tërheqja nga Siria është me ritmin e duhur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se do t’i tërheqë të 2 mijë trupat amerikane në Siri me “ritmin e duhur”, duke vazhduar njëkohësisht luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Në një koment në Twitter, presidenti Trump nuk caktoi ndonjë afat kohor për tërheqjen dhe foli me sarkazëm për atë që ai e cilësoi si “një një lajm shumë të pasaktë” në gazetën New York Times, ku thuhej se Trump po hiqte dorë nga deklarata e tij e 19 dhjetorit për një tërheqje të shpejtë të shpejtë të trupave, që zyrtarët thanë se do të kërkonte rreth 30 ditë.


John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i Trump, tha të dielën gjatë një vizite në Izrael se trupat e SHBA do të qëndronin në Siri deri sa Shteti Islamik të mposhtej dhe se administrata Trump kishte marrë garanci se Turqia nuk do t’i vinte në shënjestër luftëtarët kurdë, aleatë me forcat amerikane.

Në komentin e tij në Twitter, Trump shkruante “Ashtu si në deklaratat e mia origjinale, ne do të largohemi me ritmin e duhur, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë gjithçka tjetër të nevojshme!”

Trump, pa u konsultuar me zyrtarët e sigurisë kombëtare, i befasoi aleatët me njoftimin e tij muajin e kaluar se ai do të tërhiqte trupat e SHBA nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik dhe kanë shërbyer si këshillues për luftëtarët kurdë. /VOA/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori