Paul Schwartzman nga Washington Post raporton se presidenti amerikan Donald Trump kishte kërkuar nga Muzeu Guggenheim në Nju Jork për t’i huazuar një portret të Vincent Van Gogh, “Peisazhi me borë”, nga viti 1888, për ta vendosur në Shtëpinë e Bardhë.

Përgjegjësi i muzeut e refuzoi kërkesën, por u kthye me një kundërpërgjigje: A bën një tualet të fortë prej ari?

Nuk ka pasur shumë raportime në lidhje me atë që Trump mban në muret e Shtëpisë së Bardhë, por të paktën dihet se ai mban në Zyrën Ovale një portret të Andrew Jackson, presidenti i njohur amerikan.