LAJMI I FUNDIT:

Trump: Jeta e Hillary Clinton është një gënjeshtër

Trump: Jeta e Hillary Clinton është një gënjeshtër

Në prag të zgjedhjeve të radhës në nivel partiak që do të mbahen në New York, kandidatët presidencialë në garën për Shtëpinë e Bardhë kanë nisur të shkëmbejnë akuza të ashpra mes njëri tjetrit në fushatat e tyre elektorale. Fillimisht ka qenë miliarderi kontrovers, Donald Trump, i cili ka sulmuar kandidaten demokrate Hilary Clinton duke deklaruar se e gjithë jeta e ish-sekretares së shtetit ka qenë një gënjeshtër e madhe.

“E gjithë jeta e saj ka qenë një gënjeshtër, mbajeni mend këtë. Jeta e saj është një gënjeshtër e madhe. Mjafton të shihni skandalin e e-maileve. Ajo po mbrohet së tepërmi për këtë çështje. Megjithatë, unë mund t’iu them se ajo është kandidatja ime e preferuar ndaj të cilës do të doja të garoja. Jam i bindur se do t’a mundim shumë keq.”


Më tej, Trump ka komentuar edhe në lidhje me kandidatin tjetër, Bernie Sanders, duke thënë se ndryshimi mes tij dhe Sanders është se Trump mund të arrijë të firmosë marrëveshje mjaft pozitive për Shtetet e Bashkuara. Por nuk ka vonuar shumë as kundërpërgjigjia e senatorit të Vermontit.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në New York Sanders tha se Donald Trump nuk do të bëhet asnjëherë Presidenti i amerikanëve.

“Ai nuk do të bëhet asnjëherë presidenti i qytetarëve amerikanë, pasi askush nuk do t’a mbështesë një kandidat që ofendon meksikanët dhe latinët, që ofendon myslimanët, gratë, veteranët si dhe komunitetin afro-amerikan’, ishin fjalët e Sanders.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori