eksperti-banner

Donald Trump ka konfirmuar arritjen e marrëveshjesh me Iranin.

Presidenti amerikan pohoi se Ngushtica e Hormuzit tani do të hapet dhe SHBA do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane.


“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!”

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve! Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta!”, ka pohuar lideri amerikan.

Edhe kryeministri i Pakistanit ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes dyja vendeve.

Të dyja palët kanë shpallur përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, ka thënë Shehbaz Sharif.

“Ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të mbahet të premten, më 19 qershor në Zvicër”, shtoi ai.

“Dëshirojmë të falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Islamike të Iranit për përkushtimin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin”, pohoi Sharif.

Ndryshe, Irani ende nuk ka reaguar rreth këtyre zhvillimeve dhe arritjes së marrëveshjes me SHBA-të. /Telegrafi/