LAJMI I FUNDIT:

Trump fton Johnson të festojë zgjedhjen me një vizitë në Shtet e Bashkuara, kryeministri britanik nuk duket se po ngutet ta bëjë këtë vizitë

Trump fton Johnson të festojë zgjedhjen me një vizitë në Shtet e Bashkuara, kryeministri britanik nuk duket se po ngutet ta bëjë këtë vizitë

Donald Trump e ka ftuar Boris Johnson të festojë fitoren e tij në zgjedhje me një vizitë në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit të ardhshëm – por, kryeministri britanik nuk e ka me ‘nxitim për të pranuar’.

Presidenti e bëri ofertën gjatë telefonatës ku e uronte Johnson, pasi fitoi shumicën me 80 vende, duke i thënë kryeministrit se ai dhe e dashura Carrie Symonds mund të ‘shkonin kudo që donin’ në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, dihet se Johnason nuk e ka me ngutë që ta bëjë këtë vizitë, derisa të përfundoi gjyqi që po zhvillohet ndaj Trump, si dhe çështjes Brexit që pritet të përfundojë më 31 janar.

Burime të afërta me kryeministrin e ri britanik, bëjnë të ditur se ai do të bëjë ndryshime të mëdha në kabinet duke filluar nga muaji shkurt, kur edhe pritet të emërojë Michale Gove si zyrtar të lart për tregti.

Kjo do të lejonte kryeministrin të merrte me vete Gove, përpara negociatave thelbësore, për një marrëveshje tregtare pas Brexitit me SHBA-në.

Johnson dhe Trump kanë shkëmbyer më parë komplimente të shumta, me Presidentin që e përshëndeste Johnson si një ‘njeri të mirë’, ndërsa kryeministri ka vlerësuar Trump si njeri me  ‘shumë, shumë cilësi të mira’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori