LAJMI I FUNDIT:

Trump fillon organizimin e Kupës së Botës duke i dhënë vetes një rol të rëndësishëm

Trump fillon organizimin e Kupës së Botës duke i dhënë vetes një rol të rëndësishëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kupa e ardhshme e Botës do të organizohet në më shumë se një vend pritës pas më shumë se dy dekadash. Këtë herë tri kombëtare do të jenë nikoqire, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë mikpritëse kryesore.


Me këtë rast, presidenti amerikan, Donald Trump, të premten do të nisë përgatitjet për organizimin e këtij kompeticioni. Përkatësisht, Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të premten për krijimin e Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për ngjarjet planetare.

Trump e ka emëruar veten kryetar të grupit të punës dhe JD Vance do të shërbejë si nënkryetar, raporton Fox News. Qëllimi i grupit të punës do të jetë mbikëqyrja e përgatitjeve për Kupën e Botës.

Task-forca do të përbëhet nga kabineti i Trump së bashku me zyrtarët kryesorë të qeverisë. Grupi gjithashtu do të bashkëpunojë me agjencitë federale të futbollit në planifikimin, organizimin dhe zbatimin e projektit të Kupës së Botës.

Njerëzit nuk mund ta kuptojnë atë që bëri presidenti i FIFA-s gjatë inaugurimit të Donald Trump
Lexo po ashtu Njerëzit nuk mund ta kuptojnë atë që bëri presidenti i FIFA-s gjatë inaugurimit të Donald Trump

Sipas informacioneve të deritashme të mediave, Trump është planifikuar të hapë Kupën e Botës, e cila do të fillojë në qershor 2026. Ky do të jetë Botërori i parë me 48 ekipe pjesëmarrëse.

Gjithsej 16 qytete pritëse do të organizojnë Kupën e Botës dhe do të luhen 104 ndeshje, që është një numër rekord.

Ndërkohë, stadiumit MetLife në Nju Xhersi i është dhënë nderi i organizimit të finales së Kupës së Botës, e planifikuar për në 19 korrik 2026. Trump, si president, ka të ngjarë të pranojë nderin që t’ua prezantojë trofeun e Kupës së Botës fituesve të kompeticionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

La Liga
Kalo në kategori