LAJMI I FUNDIT:

Trump dërgon dy këshilltarë për bisedime në Jerusalem dhe Ramallah

Trump dërgon dy këshilltarë për bisedime në Jerusalem dhe Ramallah

Dy këshilltarë të presidentit amerikan, Donald Trump do të udhëtojnë në Jerusalem dhe Ramallah në përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes izraelite-palestineze, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner dhe ndihmësi i Sigurisë Kombëtare, Jason Greenblatt do të shkojnë në këtë rajon, ka shtuar zyrtari.


Greenblatt planifikohet të arrijë sot në këtë rajon, ndërsa Kushner më 21 qershor.

“I emocionuar për udhëtimin në Izrael dhe Palestinë, territore në të cilat do të vazhdojë diskutimi për mundësinë e paqes,” ka shkruar Greenblatt në Twitter.

Të dy ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë do të takohen në Jerusalem dhe Ramallah, për të dëgjuar nga liderët izraelitë dhe palestinezë “për prioritetet e tyre dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë një zyrtar i administratës.

Ai ka shtuar se “presidenti Trump e ka bërë të qartë se e ka një nga prioritetet kryesore, arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ai thellësisht beson se paqja është e mundur”. /Rel/