Trump akuzon Kinën për manipulim të kursit të Juanit

178:"File photo taken in November 2017 shows U.S. President Donald Trump (R) and Chinese President Xi Jinping at the Great Hall of the People in Beijing. (Kyodo via AP Images) ==Kyodo 5:"Kyodo
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump akuzoi sot Kinën për manipulim me monedhën e saj.
Trump reagoi pasi Pekini zyrtar lejoi që Juani të binte në nivelin më të ulët ndaj dollarit në 11 vjetët e fundit.
“Kina ka ulur vlerën e monedhës së saj në afërsi të niveleve të ulëta historike. Quhet 'manipulim i monedhës'. A po dëgjoni, Rezerva Federale? Ky është një ofendim i madh që do të dobësojë Kinën me kalimin e kohës”, shkroi Trump në Twitter.
Rënia e mprehtë e Juanit prej 1,4 për qind erdhi pasi Banka Kombëtare e Kinës (PBOC) fiksoi kursin e mesëm mesatar në 6.99225 juanë ndaj dollarit, nivelin e tij më të dobët që nga dhjetori 2018.
Nga
Telegrafi
05/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































