LAJMI I FUNDIT:

Truku i thjeshtë me kafjall përshpejton humbjen e peshës: Gjithnjë e më shumë femra i përmbahen kësaj rregulle!

Truku i thjeshtë me kafjall përshpejton humbjen e peshës: Gjithnjë e më shumë femra i përmbahen kësaj rregulle!

Do të humbni tepricën e kilogramëve vetëm me ndihmën e kësaj shprehie të mëngjesit.

Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, gjatë kafjallit aplikoni këtë truk dhe rezultatet do t’ju befasojnë.


Një grup shkencëtarësh ka publikuar hulumtimin në 173 femra të moshës midis 20 dhe 50 vjeç.

Femrat të cilat kanë pirë më pak se një litër ujë në ditë kanë pasur për detyrë që çdo mëngjes me kafjall të pinë gjysmë litri ujë, transmeton Telegrafi.

Kjo shprehi u ka ndihmuar femrave në dietë që të humbin kaloritë e shtuara, ndërkaq pas disa muajsh shtresat dhjamore ngadalë fillojnë të zhduken.

Është konstatuar që nëse pini gjysmë litri ujë me kafjall do të humbni 23 kalori të shtuara, gjë që do të thotë që për një vit do të humbni dy kilogramë vetëm me ndihmën e kësaj shprehie që në mëngjes të pini ujë.

Është e njohur që uji është i domosdoshëm për përshpejtimin e metabolizmit, andaj nëse jeni duke mbajtur dietë, provoni këtë super truk dhe bashkë me çdo kafjall pini dozën tuaj të ujit në mëngjes. /Telegrafi/