LAJMI I FUNDIT:

Truku me limon për ta pastruar mikrovalën

Truku me limon për ta pastruar mikrovalën

Pastrimi i kuzhinës mund të jetë detyrë mjaft frustruese, e veçanërisht kur jeni të zënë me obligime tjera.

Një pjesë e kuzhinës të cilën rrallëherë e pastrojmë, por që është edhe e mundimshme për ta pastruar, është mikrovala, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, ekspertët kanë treguar një truk mjaft interesant se si mund ta pastroni mikrovalën me vetëm dy përbërës: ujë dhe limon!

Ata sugjerojnë ta shtrydhni një limon bashkë me lëvore në një gotë ujë.

Pastaj përzierjen e vendosni në një enë dhe e futni në mikrovalë për 5 minuta në temperaturë maksimale.

Pas 5 minutave, e ndalni temperaturën, por enën e lini edhe 15 minuta brenda mikrovalës.

Avulli i liruar nga uji me limon e pastron tërë mikrovalën duke i larguar mikrobet, erën e keqe, bakteret, etj. /Telegrafi/