LAJMI I FUNDIT:

Truk i provuar për pastrim të themeltë të enëve të shkrumbuara rezistuese ndaj zjarrit

Truk i provuar për pastrim të themeltë të enëve të shkrumbuara rezistuese ndaj zjarrit

Sa më parë që ta zgjidhni këtë problem, aq më mirë

Pas pjekjes perfekt të patateve dhe disa llojeve të mishit, ena rezistuese ndaj zjarrit fatkeqësisht mund të bëhet ankth i vërtetë për pastrim. Aq më parë nëse ka ndonjë pjesë të shkrumbuar të cilin nuk mund të lahet as në makinë për larje të enëve.


Prandaj po ju tregojmë mënyrën më të mirë të larjes së këtyre enëve, transmeton Telegrafi.

Kombinimi i vërtetë për shkëlqim perfekt – soda e bikarbonatit dhe detergjenti i lëngët i larjes së enëve.

Pas pjekjes së ushqimit në enë rezistuese ndaj zjarrit mund të përballeni me ushqimin e shkrumbuar i cili vështirë eliminohet.

Zgjidhja e shkëlqyeshme është kjo:

Në enë qitni sodë bikarbonati dhe detergjent për larje të enëve dhe qitni ujë të nxehtë.

Lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta. Pastaj derdheni ujin, shtoni edhe pak sodë bikarbonati dhe fërkoni fort njollat me sfungjer.

Atëherë do të vihet në pah cilësia e sodës së bikarbonatit dhe njolla e shkrumbuar pa probleme do të eliminohet.

Pas fërkimit, enën thjesht shpëlajeni me ujë. /Telegrafi/