LAJMI I FUNDIT:

Tronditet me merimangën e rrezikshme, që e gjeti në qesen me banane (Foto)

Tronditet me merimangën e rrezikshme, që e gjeti në qesen me banane (Foto)

Neil Langley nga nga Tipton i West Midland, është tronditur kur në paketimi e bananeve që bleu gjeti një merimangë shumë të rrezikshme.

Madje, 53-vjeçari e ka parë të nesërmen se çfarë ka brenda qeses, duke u frikësuar se ka mundur t’i përfundonte në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Këto insekte kanë shumë helm dhe mund të mbysin viktimën brenda një orë, por rrallë shihen jashtë vendbanimeve të tyre që janë xhunglat e shiut në Brazil.

Merimanga që gjeti në banane

“Të gjitha frytet pastrohen, spërkaten dhe ambalazhohen para dërgimit në shitore. Po bëjmë hetime të zbulojmë rastin”, thuhet në raportin e zinxhirit të dyqaneve Asda, ku i kërkohet falje klientit.

Në anën tjetër, mbetet mister se si ka mbetur aty kjo merimangë dhe udhëtoi mbi tetëmijë kilometra. /Telegrafi/