LAJMI I FUNDIT:

Tri pyetje të cilat patjetër duhet t’i bëni në intervistën tuaj për punë

Tri pyetje të cilat patjetër duhet t’i bëni në intervistën tuaj për punë

Pjesëmarrja në intervistën për punë ndonjëherë mund të jetë shumë stresuese dhe e lodhshme

Jeni të ballafaquar me punëdhënësin potencial, andaj për këtë shkak dëshironi të lini përshtypjen më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ato momente shumë shpesh mund të jenë të tmerrshme, nëse e dini që ajo është puna juaj e ëndrrave mund t’ju ndihmojë të bëheni më i guximshëm dhe të jepni çdo gjë nga vetja në mënyrë që të prezantoheni në mënyrën më të mirë.

Pasi që punëdhënësi juaj potencial t’ju pyesë çdo gjë dëshiron, në fund do t’ju japë rastin që edhe ju të pyesni atë diçka. Këtë rast assesi mos e lëshoni, andaj para se të përshëndeteni merrni guximin dhe bëni këto tri pyetje të cilat do t’jua shtojnë shanset tuaja që të filloni punën.

Më tregoni diçka për kulturën e kompanisë?

Në këtë mënyrë do të mësoni disa të dhëna për kompaninë e cila do t’ju interesojë nëse një ditë bash në të të punësoheni, do të mësoni mënyrën se si funksionojnë dhe punojnë dhe do të jeni të sigurt a dëshironi fare të punoni në ambient të tillë.

Si duket një ditë tipike në firmë?

Shumë të punësuar të rinj kanë problem sepse nuk dinë cilat janë obligimet e tyre ditore dhe nuk mund të inkorporohen menjëherë në kolektiv. Për këtë shkak gjithmonë pyesni cilat janë obligimet tuaja ditore në mënyrë që sa më parë të përshtateni dhe të filloni punën, kështu do të bëheni më i përgjegjshëm.

Cili është hapi tjetër pas intervistës për punë?

Kjo pyetje është shumë e mirë për shkak që do të mësoni kur do të duhej të merrnit përgjigjen për atë a jeni të pranuar në punë dhe cila është data e punësimit tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori