LAJMI I FUNDIT:

Tri orë në këmbë për të marrë dije, motrat nga Pagradeci sfidojnë largësinë për shkollimin

Tri orë në këmbë për të marrë dije, motrat nga Pagradeci sfidojnë largësinë për shkollimin
Reklama

Dy motra nga fshati Hondisht i Pogradecit, detyrohen të përshkojnë çdo ditë rreth tre orë për të vajtur dhe për t’u kthyer nga shkolla.

Rexhina dhe Renata duhet të ecin më shumë se një orë për të vajtur në shkollë dhe po kaq për t’u kthyer.


“Shkojmë çdo ditë me dëshirë. Vetëm kur jemi të sëmura nuk shkojmë”, tregon më e madhja prej tyre për A2 CNN.

Natyrisht, për shkak të rrugës dhe terrenit ato i shoqëron çdo ditë babai i tyre.

Teksa bisedojmë me vajzat e kupton menjëherë se largësia me shkollën vetëm sa u ka shtuar dëshirën e tyre për të mësuar dhe se duket sikur u ka hequr ndjenjën e ankesës.

“Jam në klasën e 6 dhe shkoj çdo ditë në shkollë më këmbë, e cila është një orë e gjysmë larg. Nuk ka ditë që mungojmë, si në borë dhe shi”.

“Jam 6  vjeç dhe shkoj në klasë të parë. Ecim më këmbë dhe lodhem ca”, shprehet më e vogla.

Dhe realisht, lodhja e përditshme nuk i shpërqendron gjatë orëve të mësimit, të cilat i ndjekin me korrektesë dhe thuajse pa asnjë mungesë.

Edhe babai i tyre duket se është i palodhur në sakrificën për të arsimuar vajzat, në dimër dhe në verë.

“Kam 6 vjeç që çoj vajzën e madhe. Është e vështirë, por e kemi detyrë. Në dimër është më e vështirë, por në fakt përdorim dhe kalin për vajzat”, tregon babai.

Dhe natyrisht arsimi me të tilla sakrifica meriton që vajzat të kenë edhe dëshira për të ardhmen e tyre.

Ditë edhe më të vështira do të vijnë me vjeshtën dhe dimrin, por dy motrat na përshëndesin të qeshura dhe të sigurta se do t’ia dalin.

Në trend Lajme

Më shumë
Vala e parave të falsifikuara, për shkak të 2 eurove false bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale - BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Vala e parave të falsifikuara, për shkak të 2 eurove false bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale - BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Besnike Salihu
Arrestohet personi që dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij në Prishtinë

Arrestohet personi që dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij në Prishtinë

Lajme
Sot i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit - gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit

Sot i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit - gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit

Lajme
Pas AAK-së, edhe LDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit

Pas AAK-së, edhe LDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit

Lajme
Lavrov për Maqedoninë: Me vite keni pasur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri

Lavrov për Maqedoninë: Me vite keni pasur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri

Lajme
Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë

Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë

Lajme
Kalo në kategori