LAJMI I FUNDIT:

Tri femra e bëjnë për spital një tjetër në Prizren

Tri femra e bëjnë për spital një tjetër në Prizren
Foto: Ilustrim

Tri femra pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një tjetër në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:30 në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.


Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje tri të dyshuara kosovare e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/