LAJMI I FUNDIT:

Trepça zyrtarizon kroatin Butorac

Trepça zyrtarizon kroatin Butorac

Trepça ka vazhduar ta përforcojë ekipin me basketbollistë nga jashtë.

Fundori kroat Dino Butorac është përforcimi më i ri i klubit mitrovicas KB Trepça.

‘Minatorët’ të enjten kanë zyrtarizuar angazhimin e Butoracit, i cili do të jetë i katërti i huaj në ekip.

Butorac (191 cm), së fundi ka luajtur në kategorinë e dytë të Kroacisë, te skuadra KK Jazhine-Arbanasi dhe ka pasur një mesatare prej 10.8 pikëve, 3.6 asistimeve dhe 3.5 asistimeve për ndeshje.

“Basketbollisti kroat Dino Butorac bashkohet në rrugëtimin tonë gjelbër e zi”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.

Aktualisht, Trepça zë vendin e gjashtë në tabelë me 29 pikë të mbledhura pas 21 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e basketbollit kosovar. /Telegrafi/