LAJMI I FUNDIT:

Trepça – Vllaznimi e hap edicionin e ri, derbi të dielën të Prizren

Trepça – Vllaznimi e hap edicionin e ri, derbi të dielën të Prizren

Përballja në mes Trepçës dhe Vllaznimit që do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë e hap edicionin e ri 2016/17 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça në këtë edicion ka bërë investime duke marr parasysh faktin se tashmë është rikthyer në palestër dhe falë kësaj edhe gjërat kanë filluar të kthehen në normalitet për skuadrën mitrovicase, e cila pritet të jetë njëra prej ekipeve që do ta ketë fjalën kryesore në këtë edicion, andaj edhe pritet që të mos ketë probleme me Vllaznimin, që edicionin e ri do ta nis vetëm me lojtarë vendorë.

Elita e basketbollit kosovar në këtë edicion do të numëroj gjithsej 8 skuadra, me Rahovecin në Superligë, ndërsa 2 ekipet, Sigal Prishtina dhe Peja, përveç se do të bëjnë gara në elitë dhe në Kupën e Kosovës, ato do të marrin pjesë edhe në FIBA Europe Cup. Për bardhekaltrit ky është edicioni i dytë radhazi që janë pjesëmarrës të këtij kompeticioni të FIBA-s, ndërsa për verdhezinjtë ky do të jetë debutimi në këtë garë.

Këto dy klube së bashku me Bashkimin nga Prizreni dhe Trepçën nga Mitrovica do të marrin pjesë edhe në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike. Prishtina është kampione në fuqi e BIBL-it, kurse për Trepçën do të jetë hera e parë që luan në këtë ligë.

Pra do të jetë kjo “katërshja e madhe”, e cila do të ketë më shumë ndeshje, por edhe do të jetë më shumë e ngarkuar në krahasim me 4 ekipet e tjera të Superligës.

Sidoqoftë duke marr parasysh investimet që janë bërë në këtë edicion nga skuadrat e lartëpërmendura pritet që të mos mungoj rivaliteti dhe cilësia në basketbollin kosovar, duke përfshirë këtu edicionin e rregullt, garat e “play-off”-it, si dhe ato të Kupës së Kosovës.

Ndërkaq në kuadër të xhiros së parë të Superligës do të luhet edhe derbi në Prizren, ku do të përballen rivalët e moçëm, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00.

Dy takimet e tjera, Rahoveci—Kerasan Prishtina dhe Golden Eagle Ylli-Peja do të luhen të shtunën, respektivisht të dielën.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori