Trepça ka shënuar fitore kundër Prizrenit 16 me rezultat 97:90 (31:23, 18:26, 31:18, 17:23), në kuadër të javës së dytë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Takimi u karakterizua me shumë kthesa dhe dramë deri në fund, ku mitrovicasit shënuan fitoren e dytë nga dy ndeshje, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje.
Vendasit e nisën furishëm sfidën me një seri të jashtëzakonshme prej 19:2, ndërsa më pas mysafirët arritën të ngushtojnë shifrat, ku çereku i parë përfundon 31:23. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, me një seri të suksesshme prej 4:17, duke kaluar në epërsi 35:40, e më pas u zhvillua një lojë e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundon 49:49.
Mitrovicasit u shkëputën sërish në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 14 pikë, 76:62, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 80:67. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant dhe dramatik. Basketbollistët nga Prizreni nuk dorëzohen dhe shkrijnë epërsinë, madje, duke kaluar në epërsi 86:87, por në çastet e fundit, Trepça u tregua më e kujdesshme duke fituar 97:90.
Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 22 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, Gerald Blackshear me 15 pikë e 10 kërcime, Taurus Ramon Cockfield me 17 pikë, 6 kërcime e 8 asistime, Amin Hot me 11 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime dhe Samir Zekiqi me 20 pikë.
Ndërsa te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 25 pikë, 8 kërcime e 9 asistime, Courtney Fells me 29 pikë e 7 kërcime dhe Urim Zenelaj me 14 pikë e 12 kërcime.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre