Trepça – Sigal Prishtina nuk luhet, ndeshjet tjera po

Ndeshje mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të angazhimit të ekipit bardh e kaltër në Ligën Ballkanike.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nëpërmjet një njoftimi të lëshuar për media.
“Në kërkesë të KB Sigal Prishtinës, KB Trepça është pajtuar qe ndeshja Trepça-Prishtina e cila ka qene e paraparë të zhvillohet të dielën në orën 17:00, të zhvillohet në ndonjë termin tjetër, për shkak të përgatitjes sa më të mirë të klubit për ndeshjen kthyese të gjysmë finales së Ligës ballkanike kundër Kozuvit, kurse ndeshjet tjera të cilat do të zhvillohen në kuadër të xhiros së XXVI të ETC”, thuhet në njoftimin e FBK-s.
Në ndeshjet e tjera Kosova e Re Bashkimi do të kërkoj vazhdimësinë e fitoreve përballë Vëllaznimit.
Peja do të udhëtoj drejt Ferizajt, ku llogaritet favorit përballë Kastrioti. Golden Eagel Ylli në shtëpi do të pres skuadrën e Besës e cila është duke kërkuar mbetjen në Superligë edhe për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/



















































