Gjendje mjaft e rëndë është krijuar në Kombinatin metalurgjik “Trepça”, ku aktualisht ndërmarrja po shënon rënie të mëdha të prodhimit.
Kjo ndërmarrje e cila dikur ka qenë gjigant, aktualisht nuk po arrin t’i sigurojë as pagat për 1 mijë e 300 punëtorëve.
Ish-drejtori i përgjithshëm në Trepçë, Halil Qela, i cili aktualisht është drejtor i flotacionit në këtë ndërmarrje, ka thënë në një intervistë për KosovaPress se gjendja aktuale fatkeqësisht nuk është e mirë dhe sipas tij, nëse nuk bëhet një zgjidhje e shpejt dhe e drejtë prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht e Qeverisë, do të ketë rrezik në këtë muaj për sigurimin e pagave për punëtorë, e mos të flitet siç tha ai për ekzistencën e Trepçës.
Ai thotë se meqë Qeveria kishte shpallur këtë vit si të Trepçës, ishte dashur që ta arsyetonte një gjë të tillë.
Qela shtoi se Trepça duhet të regjistrohet, sepse siç tha ai trendët e rënies së prodhimit kanë filluar vite më parë.
Ai ka folur edhe për minierat në veri, që sipas Qelës ato janë të ndara dhe nuk menaxhohen nga pjesa e menaxhmentit në jug.
Siç ka thënë ai, prodhimi ka qenë më i vogël në minierat e veriut përreth 40 mijë tonë, ndërsa, në atë pjesë paga mesatare është mbi 700 euro që janë mbi 1.200 punëtorë në pjesën veriore.
Ish-drejtori i Trepçës ka treguar se në vitet e para luftës prodhimi në këtë kombinat ka qenë mbi 700 mijë tonë.
Në kohën kur Qela e ka drejtuar kombinatin, në vitin 2012-2014, prodhimi thotë se ka qenë 240 mijë tonë në minierën e Stantërgut dhe Kishnicës, ndërsa, sot është shumë më pak, rreth 40 për qind.
Ish-drejtori Qela ka rrëfyer edhe për shitjet nga kombinati para luftës, i cili pohon se nuk është shitur vetëm koncentrat, ka pasur metale të gatshme dhe ka pasur prodhime finale.
Kjo ndërmarrje pas luftës vetëm në vitin 2013, kishte arritur të paguante tatim mbi fitim shtetit, rreth 400 mijë euro.
Në fund, Qela ka thënë se prej fillimit të punës ose dhënies së licencës për prodhim diku në vitin 2005-2006, në Trepçë ka qenë një rritje e vazhdueshme e prodhimit 20-24 për qind dhe duke filluar prej 2005 deri në vitin 2012, ndërsa, në vitin 2012 ka pasur një rritje prej 37 për qind të prodhimit, e cila sipas tij, ishte rritje më e madhe që prej pas luftës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur